Shkodër, universitet kundër rritjes së mesatares…

Shpërndaje

Rritja e mesatares për programet e mësuesisë në universitet në mbi 8 për pranimin e studentëve nuk është pritur edhe aq mirë nga universitetet publike.

Zëvendës rektori i universitetit të Shkodrës Gëzim Dibra thotë se këto vendime të rëndësishme nuk mund të merren menjëherë siç ka bërë ministria e arsimit por duhet të parapërgatiten 2-3 vite para për t’i lënë kohë qoftë shkollave të mesme por edhe universiteteve që të jenë gati.

Rritja e mesatares mbi 8 për pranimin në universitete natyrshëm që dëmton disa prej degëve thotë zëvendës rektori i universitetit të Shkodrës.

Edhe vitin e kaluar kur mesatarja për programet e mësuesisë u rrit në 7.5 ndikoi në uljen e numrit të studentëve në disa prej degëve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe tashmë rritja në mbi 8 të mesatares pritet që të ketë një ndikim edhe më të madh se vitin e kaluar sa i përket studentëve që do nisin vitin e ri akademik.

Shpërndaje