Berisha nga Shkodra: të shumëfishojmë fuqitë në gjithë shqipërinë…

Shpërndaje

Kryetari i PD Sali Berisha mori pjesë në drekën e fundvitit me demokratët e Shkodrës të organizuar nga kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ndërsa të ftuar ishin edhe i gjithë grupi parlamentar i PD.

Berisha në fjalën e tij tha se Shkodra në zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm duhet të jetë pikënisja e fitores së PD në 61 bashkitë e vendit.
Berisha u shpreh se qeveria socialiste e ka lënë Shkodrën plotësisht në harresë duke e cilësuar si një diskriminim.

Ndërkohë kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia duke uruar Vitin e Ri u shpreh se fitorja në Shkodër në zgjedhjet e 14 majit është një sfidë që do të realizohet.

Demokratët shkodran në këtë drekë të fundvitit uruan njëri-tjetrin duke shpresuar që 2023-shi të jetë një vit më i mirë.

Shpërndaje