695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000 lekë të reja secili nga pakoja e madhe që qeveria do të shpërndajë në ditët e para të Janarit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm.
Kreu i qeverisë ndër të tjera thotë se se në këtë paketë do të kenë pjesën e tyre 1 milion shqiptarë, që sipas kategorive do të përfitojnë deri në 20 mijë lekë të reja.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë”.-shkruan Rama.