Kryeministri britanik, Rishi Sunak u zotua sot se nuk do te lejoje emigracion te paligjshëm ne vend. Kryeministri deklaroi ne parlament se publiku kishte ?të drejtë të zemërohej? dhe se duhet të ndalohen varkat, duke këmbëngulur se drejtësia ishte parimi udhëzues.
Sunak paralajmëroi se ?nëse nuk veprojmë tani dhe me vendosmëri, kjo vetëm do të përkeqësohet. Sunak tha se ai dëshiron të trajtojë rrënjën e problemit duke rritur pragun për njerëzit që mbulohen nga rregullat e ?skllavërisë moderne?.
Do të supozohet se shqiptarët mund të kthehen në vendin e tyre të sigurt, pasi 55 për qind e tyre aktualisht po lejohen të qëndrojnë ne Britaninë e Madhe. Kryeministri Britanik deklaroi se kushdo që vjen ilegalisht në Britaninë e Madhe do të ndalohet të qëndrojë këtu. Parlamentit do t’i kërkohet të vendosë kuota se sa mund të pranohen për qëllime humanitare.
Marrëveshja e re me Shqipërinë përcakton kthimin e azilkërkuesve në vendin e sigurt, duke përfshirë oficerët e Forcave Kufitare (Home Office) që janë vendosur në aeroportin e Tiranës, Rinas. Sunak e mbylli fjalën me; “Mjaft është mjaft”.
Plani me pesë pika i Britanisë së Madhe për ndalimin e emigrantëve shqiptarë:
1. Një komandë operacionale e re, e unifikuar, me varka të vogla për të parandaluar fluksin e emigrantëve që kalojnë përmes Kanalit. 2. Burime shtesë do të krijohen për të rritur numrin e bastisjeve të kryera nga oficerët e imigracionit. 3. Vende të reja, duke përfshirë parqet e pushimeve të papërdorura, ish-sallat e studentëve dhe objektet ushtarake të tepërta, do të përdoren për të strehuar azilkërkuesit – me 10,000 hapësira të identifikuara që kushtojnë gjysmën e asaj që po shpenzohet tani. 4. Numri i punonjësve të çështjeve të azilit do të dyfishohet dhe sistemi do të ri-inxhinierohet për të shkurtuar sasinë e kohës që duhet për të përpunuar kërkesat – me një premtim për të hequr ngarkesën e mbetur deri në fund të vitit të ardhshëm 5.
Një marrëveshje e re me Shqipërinë, duke përfshirë oficerë të Forcave Kufitare në Aeroportin e Tiranës, udhëzim i ri që thotë se Shqipëria është një vend i sigurt, një rritje e pragut që dikush duhet të plotësojë për t’u kualifikuar si viktimë e skllavërisë moderne, një garanci nga Shqipëria se do të mbrojnë njerëzit e vërtetë në rrezik dhe do të ngrihet një njësi e re e dedikuar për përpunimin e shqiptarëve – me më shumë se 400 specialistë.