Gazetarja shkodrane denoncon vonesën e rrogave të mësuesve: Kjo asht qeveri…

Shpërndaje

Kjo asht qeveri!!! Përveç se nuk i jep arsimtarëve shpërblimin e fundvitit, të cilin ia mohon që me ardhjen në pushtet të Ramës në 2013- ën, arsimtarëve të Shkodrës akoma nuk i kanë dalë rrogat të cilat deri me datën 5 të çdo muaji duhet të jenë në llogaritë bankare të tyre!

Arsimtarët e shkretë mezi mbyllin muajin e mezi ç’presin datën e rrogave duke numëruar ditët në këto kohë me shpenzime ekstreme për shkak të çmimeve të larta, ndërsa kryeministri ynë së bashku me qeveritarët e tij nuk e dinë ku i kanë lekët, bëjnë udhëtime me charter, veshje firmato, restorante e hotele luksoze!
Kjo është e padrejtë dhe e pafalshme…

Arsimtareve iu kushton edhe 1 ditë më tepër shtyrja e pagave, sepse me ato lekë mbajnë familjet e ndoshta mund të kenë edhe kredi për të paguar!

Në fund të fundit, mirë na e bën përderisa s’kemi zë dhe i bëjmë “amen” çdo veprimi të padrejtë që bën me ne! /Nga gazetarja Eliona KODRA SHKRELI, publikuar në Facebook/

Shpërndaje