Këshilli i Bashkisë Shkodër në mbledhjen e zhvilluar i hapi rrugë bashkisë Shkodër për të nisur procedurat për reformimin e ndërmarrjes ujësjellës kanalizime që shumicën e aksioneve ta ketë qeveria si një nisëm e kësaj të fundit me gjithë ujësjellësat. Këshilli bashkiak i cili kishtë bërë vetë propozimin miratoi këtë vendim duke autorizuar kryetarin e bashkisë Shkodër Bardh Spahia që të nisë bisedimet me qeverinë që ndërmarrja e ujësjellësit të bashkëadministrohet me 51% të aksioneve të qeverisë dhe 49% bashkisë Shkodër.
Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia e cilësoi si të paligjshëm këtë propozim dhe vendim të Këshillit Bashkiak Shkodër që autorizon kryebashkiakun për të bërë bisedime për këtë reformë në ujësjellës.
Pavarësisht miratimit të këshillit bashkiak që autorizon kryetarin e bashkisë për bisedime, do jetë vetë kryebashkiaku ai i cili do të vendosë nëse do të pranojë që ndërmarrja e ujësjellësit të bashkëadministrohet me qeverinë e cila kërkon të ketë shumicën e aksioneve apo të mbesë kështu siç është.