Socialistët e Malësisë së madhe janë mbledhur të gjithë së bashku në festën e orgtanizuar pas fitores së garës për kreun e PS Malësi e Madhe nga Lulzim Zaraj.
Të pranishëm në këtë ceremoni festive kanë qënë anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politikendërkohëqëpjese e kësajfestekaqënëedhedrejtuesja e politike e qarkut të Shkodrës Edona Bilali.
Ka qënë kreu I bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, i cili në fjalën e hapjes ka uruar kreun e ri të PS ndërkohë që ftoi të gjithë banorët e Bashkisë Malësi e Madhe që të bëhen pjese e PS pasi kjo forcë politike është një parti e hapur për tëgjithë.
Për drejtuesen e Qarkut, Edonba Bilali, pas procesit të zgjedhjeve në parti, tashmë nis një fazë e re ajo e përzgjedhjes së kandidatit të PS për Bashkinë Malësi e Madhe në mënyrë që kjo bashki të jetë sërish nën drejtimin e socialistëve edhe për një mandat të ri. Kreu i rizgjedhur I PS në Malësinë e Madhe, Lulzim Zaraj, është shprehur se tashmë objektiv i socialistëve në këtë zonë është fitorja e zgjedhjeve vendore në vitin 2023.
Partia Socialiste në të gjithë vendin është në një proces ristrukturimi me zgjedhjet e organeve drejtuese ndërkohë që shtatori pritet të jetë edhe nisja e përgatitjeve përzgjedhjet e ardhshme vendore ku në Malësinë e Madhe kjo forcë politike kërkon mandidatin e tretë.