EMRAT/ Partia Socialiste zgjedh kryetarët e rinj në 61 bashki, 28 degë do drejtohen nga gratë…

Shpërndaje

Partia Socialiste ka zgjedhur sot 61 kryetarët e rinj të degëve në të gjithë vendin.

Emrat janë përzgjedhur pas një procesi të disa ditor konsultimi, dhe vendimi përfundimtar është marrë sot në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i kësaj force politike, kryeministri Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se 28 nga degët e PS do të drejtohen nga gra. Në garë ishin 561 kandidatë, mes të cilëve 30% gra dhe vajza.

Pas përzgjedhjes së kryetarëve të rinj, PS do të vijojë me procesin e përgatitjes për betejën e ardhshme zgjedhore, duke përzgjedhur edhe sekretarët organizativë.

Emrat e kryetarëve të rinj të degëve të PS:

Bashkia Shkodër – Ilmi Lakti dhe Mirala Dodaj

Malesi e Madhe – Lulzim Zaraj

Fushë Arrës – Ervin Doda

Bashkia Has – Do të përsëritet procesi

Tropojë – Egzon Bashkshkurtaj

Durrës – Luan Zaza

Krujë – Redon Roshi

Tiranë – Erion Veliaj

Kamëz – Bekza Sulejamni

Kavajë – Marinela Aliaj

Rrogozhinë – Lufti Kashari

Belsh – Marglen Bali

Librazhd – Fatbardha Qatja

Berat – Valbona Zylyftari

Per me shume ndiqni videon:

Shpërndaje