Zgjedhja e pasuesit te Ilir Metës me shumë gjasa do të kalojë në raundin e katërt me votat e shumicës.
Kryeministri Rama e bëri të qartë pas dështimit të raundit të parë se nuk ka vullnet nga pala tjetër për konsensus, sikundër dhe PS nuk i ka 84 votat për tre raundet e para ku kërkohet 3/5 e votave.
Rama: Dihet që si kemi 84 votat e nevojshme për të kaluar raundin e parë, të dytë dhe të tretë. Nuk më rezulton se ka ndonjë qartësi, ide, vullnet nga palet e tjera për tu përfshirë në këtë proces deri më tani.
PS e ka një emër deri tani?
Rama: Jo.
PD kërkon nga mazhoranca ti japë të drejtën opozitës për të propozuar.
Rama: Për çfarë arsyeje duhet ta bëjë këtë PS, të dorëzojë të drejtën për të marrë pjesë në proces dhe t’ja kalojë këtë të drejtë kujt, kujt ekzaktësisht? Nuk po dimë më kë kemi në anën tjetër. Kemi lloj-lloj copash dhe lloj-lloj çikash. Nuk ka logjikë. Kemi kaluar dy herë në këtë proces kur kemi qenë në opozitë, flas të kohës së drejtimit tim në PS. Njëherë kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84 dhe njëherë tjetër kur nuk kishim numrat. PD kishte numrat për të zgjedhur Presidentitn.
Ne kemi kaluar në këtë proces, jemi ulur në teyezë, kemi thënë gjërat tona, kemi bërë përpjekjen tonë dhe kemi vazhduar përpara pavarësisht se shumica e asaj kohe zgjodhi një President tjetër që ishte nga radhët e partisë së shumicës. Ky është roli që ka opozita, të përpiqet të ndikojë, të gjejë rrugë për të gjetur një konsensus të mundshëm me shumicën dhe të jetë e hapur për të rënë në dakordësi për një emër që mund të jetë i propozuar prej shumicës në rast se bie dakord, në rast se nuk bie rrugët ndahen dhe pastaj vendos vota. Kjo është logjika. Nuk kuptoj këtë jo po ne duhet ta vendosim vetë. Po mirë vendoseni, si e vendos?