Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi këtë të premte mbledhjen në lidhje me presidentin e ri të vendit.
Të pranishëm në mbledhje kanë qenë deputetë demokratë, figura të vjetra të PD-së dhe anëtarë të kësaj partie.
Mes tyre mund të veçohen emrat e politikanëve të njohur si Jozefina Topalli, Arben Imami, Edi Paloka, ish kryeministri Sali Berisha etj.