Komisioni i Rithemelimit mbledh të shtunën në orën 10 Kuvendin Kombëtar nga ku do të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar që i hap rrugë ristrukturimit të kupolës drejtuese të Partisë Demokratike.
Janë rreth 1100 delegatë me të drejtë vote ndërsa procesi i zgjedhjeve parashikohet të nisë rreth orës 14:00.
“Verifikim i i delegatëve do të bëhet në mënyrë dixhitale si në Kuvendin e kaluar.”
Ky organ është tkurrur në numër, ndërsa vetëm 150 vetë do të zgjidhen. Deputetët dhe kryetarët e degëve do të jenë pjesë për shkak të funksionit të tyre.
Sali Berisha pak ditë më parë i ka berë thirrje publike për tu bashkuar të gjith ish- zyrtarëve të lartë demorkat të larguar ndër vite, mes tyre edhe Jozefina Topallit apo emrave te tjerë të njohur.
Në këtë frymë, Jozefina Topalli, e cila krijoi partinë e saj para zgjedhjeve të 25 prillit do të shkojë nesër në Kuvend.
Gjithashtu edhe ish-ministri Arben Imami është angazhuar në proces dhe tashmë zyrtarisht është krah Rithemelimit.
Pa përgjigje politike mbetet ish-ministrja Majlinda Bregu, e cila pavarësisht dëshirave, duket se detyra e saj për organizmat nderkombëtarë ja pamundëson anagazhimin politik.
Astrit Patozi ja dha përgjigjen publikisht Sali Berishës, duke refuzuar të shkojë në linjën e tij, ndërsa Genc Ruli, ka qëndruar në heshtje gjatë këtyre muajve.
Ridvan Bode vazhdon detyrën që i besuan socialistët si anëtar i Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë.
Kuvendi i 30 prillit vjen në një moment ku Sali Berisha e ka kundër për këtë proces grupin parlamentar, shumica e të cilit janë në krah të një të ashtuquajture platfomë bashkimi, e cila qëllim kryesor kishte ndërprerjen e këtij procesi dhe nisjen e një procesi tjetër me pjesëmarrjen e gjithë palëve.
E një problem tjetër mbetet pronësia e vulës së Partisë Demokratike. Sot ka një vendim gjykate, i cili nuk është i formës së prerë që njeh Rithemelimin, e nesër do duhet parë se çfarë do të vendosë Apeli.