Në respekt të :
- dinjitetit dhe personalitetit tim familjar;
- ruajtjes së vlerave morale dhe të emrit tim të krijuar me sakrifica, mund dhe ndershmëri;
- në ruajtje të së sotmes dhe të ardhmes së partisë në të cilën u angazhova krejt i ri dhe sot jam thinjur pa e tradhëtuar, përfituar, shitur apo koritur asnjëherë, deklaroj : Dorëheqjen nga gara për Kryetar i Partisë Demokratike Shkodër, duke i lënë vend për konkurim kolegëve të tjerë me urimin fitoftë më i miri !
Asgjë nuk më largon nga kontributet dhe dashuria për partinë demokratike, por në seriozitet të vlerave dhe ruajtje të personalitetit tim mendoj se qëndrimi im i fundit i shërben më shumë sesa konkurimi jo i barabartë, momentit delikat që po kalon PD.
Falenderoj secilin nga propozuesit e emrit tim, ato që më mbështetën dhe më suportuan në këtë ditë fushatë zgjedhore dhe ju deklaroj se u jam mirënjohës dhe i përuluar para jush duke ju premtuar kontribute dhe besnikëri ndaj Partisë Demokratike.
Urime konkurruesve dhe fituesit .
Arian Peraj