Deputetët e PS propozojnë emrat për kandidat për President…

Shpërndaje

Partia Socialiste ka nisur ditën e sotme procesin për zgjedhjen e kandidaturës për Presidentin e Republikës. Të gjithë deputetët e selisë rozë, në një mbledhje të grupit parlamentar që u zhillua ditën e sotme shënuan nën një formular 3 propozimet e tyre. Mes të pranishmëve në mbledhje ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Pas propozimit të emrave nga deputetët e mazhorancës, pritet që të mërkurën të zhvillohet konsultimet e para mes grupeve parlamentare. Ka qenë Taulant Balla, i cili një ditë më parë ftoi Enkelejd Alibeajn si kreun e grupit më të madh parlamentar në radhët e opozitës dhe Mesila Dodën e Fatmir Mediun për një takim në ambientet e Kuvendit.

Ndërsa gjatë mbledhjes ka mbajtur fjalën e tij edhe kryeministri Edi Rama, i cili u tha deputetëve të tij se vendit i duhet një “President normal, e kundërta e Ilir Metës”

Shpërndaje