Zbardhet agjenda e punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste që do të zhvillohet ditën e nesërme në Kryeqytet.
Mësohet se kongresi do të nisë në orën 9.30 ku në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30.
Ndërkohë pjesa e pjesa e dytë nis në 12:00 me hapjen e punimeve me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative.
Në kongres do të flasin edhe Elisa Spiropali, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj dhe vetë kryemsnitri Edi Rama.
Agjenda e Plotë:
Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.
Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:
-Rinia, Inovacioni, Fëmijet
Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
-Rajoni, Europa, Siguria
Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve
-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore
Vendi: Sheshi Nënë Tereza
-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi
Vendi: Sheshi Italia
-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale
Location: Hapesira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve
Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS
KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.
ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.
PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.
B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.
STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.
DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj
DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT