VIDEO/ Basha takim me një grup demokratësh në Shkodër…

Shpërndaje

Ish kryetari i PD Lulzim Basha po zhvillon një takim miqësor në Shkodër me një grup demokratësh. Të pranishëm janë kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli dhe ish kandidati i PD për bashkinë Shkodër në zgjedhjet e 6 marsit Xhemal Bushati.

Në fjalën hyrëse në këtë takim Basha u shpreh se vendimi i gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit të grupit të rithemelimit të udhëhequr nga ish kryeministri Berisha është i pazbatueshëm dhe është një vendim që është apeluar. Basha tha se ajo që po ndodh është një pushtim i paligjshëm i selisë së PD.

Basha në takim me një grup demokratësh ne Shkodër: Ju falenderoj për kontributin. Ju kërkojme ndjesë. Koha dhe e drejta janë në anën tonë. Ka faktor që janë jashtë nesh.
Vendimi i gjykatës i turpshëm. Kemi apeluar atë vendim që është i pazbatueshëm dhe institucionet e PD janë po ato. Gjithçka që po ndodh është një pushtim i paligjshëm i PD. Ti shërbejmë uljes së gjakrave, përgjegjësi që e kam marrë me vetëdije të plotë dhe do ti shërbejë bashkimit
.

Shpërndaje