Rritja e çmimeve, Rama prezanton 7 pikat e Paketës së Rezistencës Sociale…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama njoftoi 7 pikat e asaj që e quan Paketën e Rezistencës Sociale.

Në këto pika përfshihet kompensim për mbi 670 mijë pensionistë të vendit.

7 pikat e paketës së rezistencës sociale:

36 milionë $ menjëherë për të indeksuar pensionet. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673 000 pensionistëve.

Për 434 000 qytetarë, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, që është 7%, sipas INSTAT. Ose 25 000 lekë të vjetra plus. Për 3 muaj rresht, do të japim 30 000 lekë të vjetra për pensionistët që marrin më pak se gjysma e pagës minimale, pensionistë që jetojnë vetëm, persona me aftësi të kufizuara dhe familjet në skemën e ndihmës ekonomike.

Mbështetje për fermerët me naftë pa taksa.

Do të mbështesim ata që përdorin linjat urbane, duke derdhur menjëherë 5 milionë $ për të paguar diferencën e çmimit të biletës, që qytetarët të mos preken nga rritja e çmimit

Do ta afrojmë me dy muaj ligjin për zerimin e taksës mbi pagat mbi 400 mijë lekë të vjetra.

Do ta afrojmë me dy muaj ligjin për pagën minimale, që në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra

Kemi vendosur që të shtojmë 200 milionë $ financimin e mburojës së çmimit të energjisë, që familjet dhe bizneset e vogla të vazhdojnë ta paguajnë energjinë elektrike sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Shpërndaje