Tryeza me arkitektët.
Po konsultohem me këdo që e ka një plan për Shkodrën. Në tryezën me arkitektët diskutuam mbi shumë probleme të Shkodrës të trashëguara ndër vite. I ftova të bëhen pjesë e ndryshimit të Shkodrës me projektet dhe kritikën e tyre. Unë nuk kam ndërmend të mbyll as dyer, as sy dhe as veshë kur është për të mirën e Shkodrës. I kërkova arkitektëve që të përveshim mangët dhe të bashkëpunojmë për ndryshimin rrënjësor të Shkodrës.