Universitetet njohin drejtuesit, Rektorë të rinj në Shkodër e Korçë, 4 rikonfirmime në rrethe

Shpërndaje

Zgjedhjet ndryshuan drejtuesit për të Universitetet e Shkodrës e Korçës, ndërsa në Elbasan, Vlorë, Gjirokastër e Durrës u rikonfirmuan rektorët në detyrë. Në tre universitete, kandidatët ishin te vetëm.

Suzana Golemi është rektorja e re e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Me dy vota diferencë, ajo foli fituese ndaj Adem Bekteshit i cili kërkoi një mandat të dytë.

Rritja e numrit të studentëve dhe kërkimi shkencor, janë dy prioritetet e deklaruara në krye të Universitetit të veriut.

Me 64 % të votave, Dhimitër Bello, mori drejtimin e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, përballë Lorenc Ekonomit.

I veçantë fakti se në fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane nuk pati fitues sikurse në disa departamente, ndaj do të ketë një raund të dytë zgjedhjes.

Në Universitetet e Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit dhe Elbasanit zgjedhjet prodhuan vijimësi.

Skënder Topi do të vazhdojë drejtimin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe Bektash Mema mbetet në krye të Universitetit “Eqrem Çabej”.

Kseanela Sotirofski fitoi një mandat tjetër si rektore e “Aleksandër Moisiut” dhe Roland Zisi në krye të Universitetit “Ismail Qemali”.

Shpërndaje