Arbi Suma, i riu nga Shkodra që synon të bëhet inxhinier mekanik pas pasionit për elektroauto…

Shpërndaje

Arbi Suma është nxënës në vitin e dytë në shkollën profesionale “Arben Broci”, ku ndjek degën “Shërbim Mjetesh Transporti”, profili elektroauto.Ai tregon se dëshira për këtë profesion ka lindur që në fillim, pasi është frymëzuar edhe nga puna e babait të tij, i cili merret prej vitesh me këtë profesion.

Sipas Arbit, kjo degë ofron mundësi të shumta punësimi dhe hap shumë rrugë për të ardhmen.

Qëllimi i Arbit është që pas përfundimit të shkollës profesionale të vazhdojë studimet e larta në Tiranë për inxhinieri mekanike.

Në të ardhmen, ai synon ose të hapë biznesin e tij, ose të vazhdojë aktivitetin e familjes duke e zgjeruar edhe më tej.

Të rinj si Arbi po tregojnë çdo ditë se arsimi profesional mbetet një mundësi e rëndësishme për ndërtimin e një karriere të sigurt dhe të suksesshme.

Shpërndaje