Partizani merr 3 pikë të arta, Shkodrani Çinari mposht Laçin…

Shpërndaje

Partizani merr fitoren e tretë radhazi! Ekipi i kuq theu mallkimin e “Air Albanias” dhe fitoi ndaj Laçit me rezultatin 1-0. “Demat” mposhtën kurbinasit falë golit të sulmuesit Erald Çinari të shënuar që në minutën e 11′ të sfidës.

Takimi nisi mirë për vendasit që gjetën të përgjumur mbrojtjen kundërshtare. Një i futur nga krahu i majtë kalon pas shpinës së mbrojtjes dhe përfundoi në këmbët e Çinarit. Ky i fundit nuk e kishte të vështirë ta dërgonte drejt rrjetës për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën kurbinasit u munduan të gjenin golin e barazimit. Partizani u mbrojt mirë dhe nuk i dha hapësirë miqve të mposhtnin Alban Hoxhën të rikthyer në portë. Fitore e rëndësishme e të kuqve që afrohen më shumë me Europën. Partizani mban vendin e pestë me 47 pikë, 2 më pak se Laçi i vendit të tretë.

Shpërndaje