80 vite jetë, 42 vite në arsim/ Muamer Vuci, shembull frymëzimi për shumë arsimtarë…

Shpërndaje

Muamer Vuçi, një emër i njohur në historinë e arsimit në Shkodër, sot 80-vjeç, kujton me krenari 42 vite të jetës së tij të lidhura ngushtë me edukimin e brezave.

Karrierën e nisi në vitin 1965 si mësues matematike në Bratosh. Vetëm një vit më vonë, në shtator 1966, iu besua detyra e drejtorit në zonën e Zagorës.

Gjatë viteve ’70-’80, shërbeu si inspektor në Seksionin e Arsimit, duke dhënë një kontribut të çmuar për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe për mbështetjen e mësuesve të rinj.

Një nga momentet kulmore të karrierës së tij ishte 1 shtatori 1985, kur u inaugurua shkolla “Ndre Mjeda”. Muamer Vuçi ishte drejtori i parë i saj, duke e udhëhequr me përkushtim që në hapat e parë.

Me një jetë të tërë kushtuar arsimit dhe formimit të brezave, ai mbetet një figurë e respektuar dhe një shembull frymëzimi për shumë arsimtarë.

Shpërndaje