13 shkolla me oficer sigurie / Sokoli: Roli i tij me impakt pozitiv në shkollë dhe komunitet…

Shpërndaje

Nga 9 oficerë sigurie që ishin vitin e shkuar, këtë vit shkollor janë 13 të tillë në shkollat e bashkisë Shkodër.

Specialisti i Zyrës Vendore Arsimore, Rudi Sokoli, tregon se prioritet ishin shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet me numrin më të lartë të nxënësve.

Impakti i oficerëve të sigurisë në shkolla ka qënë pozitiv vitin e shkuar duke evituar konflikte të mundshme apo duke përmirësuar komunikimin mes nxënësve-mësuesve dhe bashkëmoshatarëve të tyre.

Pritet që në muajit e ardhshëm të ketë shtrirje më të gjërë të shkollave që kanë oficer sigurie.

Shpërndaje