
Vllaznia fiton 2-0 ndaj Vorës në ndeshjen e javës së pestë të Superiores, e zhvilluar në Shkodër.
Bekim Balaj zhbllokoi takimin në minutën e 28-të nga pika e bardhë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Murataj me kokë vulosi rezultatin.
Me këtë fitore, kuqeblutë ngjiten në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Vora mbetet në vendin e pestë me 7 pikë.




