
KF Vllaznia ka zyrtarizuar sot ndarjen me mesfushorin Alfred Mensah. Palët kanë rënë dakord për të ndërprerë para kohe kontratën dyvjeçare, duke i dhënë fund bashkëpunimit që nisi me shumë pritshmëri.
Mensah, i cili u bashkua me kuqeblutë si një përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës, nuk arriti të shfaqë vazhdimësinë e pritur, ndërsa drejtuesit dhe lojtari vendosën që rrugët të ndaheshin me mirëkuptim.
Në njoftimin zyrtar, KF Vllaznia i ka uruar futbollistit sa më shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme, duke theksuar respektin për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit në Shkodër.




