
Vllaznia e femrave ka nisur mbarë rrugëtimin europian, duke mposhtur 2-0 skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka në ndeshjen e parë kualifikuese të UEFA Women’s Europa Cup. Shkodranet zhvilluan një lojë dominuese dhe hodhën një hap të rëndësishëm drejt raundit pasardhës.
Rezultati u vulos nga kapitenia Megi Doçi, që shënoi në minutën e 14-të, dhe një autogol i Solomakhas në fundin e pjesës së parë. Në 45 minutat e dyta, Vllaznia pati raste të tjera për të thelluar avantazhin, por u mjaftua me administrimin e fitores.
Trajneri Nikolin Leka e nisi sfidën me këto titullare: Recalde (GK), Rojas, Bajraktari, Vuksani, Myvett, Strkalj, Deda, Montenegro, Berisha, Doçi (C) dhe Borci. Ndeshja e kthimit është programuar më 17 shtator, ora 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.




