Vllaznia e nis mbarë kampionatin, mposht Egnatian në “Loro Boriçi”…

Shpërndaje

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore nisi nga Shkodra, ku Vllaznia e startoi me këmbën e mbarë, duke mposhtur kampionët e Egnatias me rezultatin 2-0, në një përballje që kishte edhe shijen e revanshit pas finales së vitit të kaluar.

Skuadra shkodrane kaloi në epërsi që në minutën e 19-të me golin e Gurishtës, i cili vulosi edhe fraksionin e parë. Pak para pushimit, trajneri Martini u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Balaj humbi një penallti që mund ta kishte mbyllur ndeshjen më herët.

Në fillim të pjesës së dytë, Bajrami realizoi golin e dytë për kuqeblutë, duke e bërë më të qetë vazhdimin e lojës. Për Egnatian gjithçka u rëndua edhe më shumë kur Votlai u përjashtua me të kuq në minutën e 56-të.

Me epërsinë numerike dhe avantazhin në rezultat, Vllaznia menaxhoi ndeshjen deri në fund, duke marrë tri pikë të vlefshme në nisje të kampionatit, ku objektivi është të luftohet seriozisht për titullin kampion.

Shpërndaje