VIDEO/ Spitali i Shkodrës arrin një rekord historik me 4200 ndërhyrje për 2022-shin…

Ne te gjithe historine e kirurgjise ne Shkoder, viti I shkuar ishte me intensive duke shenuar edhe numrin me te larte te nderhyrjeve ne histori, 4200 nderhyrje intervente te suksesshme. Per kete kryeministria I vleresoi stafin duke shprehur mirenjohje per kirurget ne Shkoder.

Per shefin e ketij reparti Gezim Galiqi, ky sukses nuk eshte rastesor, pasi jane trashegues te mjekve nder vite si Ferit Hoti, Alia Spahia, Ramiz Hafizi e shume te tjere. Krahas ruajtjes se tradites, vazhdimisht ne spitalin e shkodres po kryhen edhe nderhyrje me teknika te reja. Kjo edhe fale investimeve te bera vitet e fundit, ku sallat e reja kane lehtesuar punen per bluzat e bardha.

Nese e pyesim nje kirurg per nderhyrje te veshtire, nuk di ke te zgjedhe pasi motivimi per te perfunduar me sukses eshte I njejte. Megjithate doktor Gezimi thote se nderhyrjet onkologjike mbeten me rrisqe me te larta. Mjeksia eshte shkence e cila vazhdimisht ndryshon, e sfide mbetet pershtatja me teknikat dhe terapite me te reja.

Spitali Rajonal i Shkodrës ka nxjerrë emra të nderuar të mjekësisë shqiptare të cilët me punën e tyre kanë shënjuar historinë ndërsa trashëgimia e atij brezi të artë mjekësh vijon edhe në ditët e sotme nga doktorë si Gwzim Galiqi i cili prej 25 vitesh kontribon ne shendetesine shqiptare.