VIDEO/ Mbyllet Apeli në Shkodër, reagon kreu i Avokatisë, Kosteri: Çështja do shkojë në Kushtetuese…

Mbyllja e Gjykatës së Apelit në Shkodër, si p[asojë e hartës së re gjyqësore ka shkaktuar reagimin e kreut të Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri.

Kosteri shprehet se tashmë reagimi kundër kësaj harte do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Reagimi tani do jetë në instanca të larta. Çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Proçeset do gjykohen në gjykatën e apelit Tiranë. Tani njerëzit e kanë kuptuar se lufta jonë kishte një kuptim.

Do mësohemi, sepse do vazhdojë puna njësojë, tarifat do rriten. Problematikat do reflektohen në xhepat e qytetarëve që kanë probleme me ligjin.

2100 dosje mund të gjykoheshin për 1 vit në Shkodër, tani nuk dihet kur do gjykohen.

Kanë qenë 24 punonjës të administratës, do mbesin vetëm 3. Nuk dihet fati i të tjerëve në Gjykatën e Apelit Shkodër. Mbetet për tu parë në vazhdim.