Vendimi skandaloz për mbylljen e Rtv Ora, Shima apel ndërkombëtare: Reagoni sa nuk është vonë, po shtypet fjala e lirë

Drejtori i Informacionit në Rtv Ora apeloi komunitetin ndërkombëtar që ndodhet në vendin tonë të reagojë ndaj vendimit arbitrar të ISHSH për mbylljen e televizionit Ora.

Duke e konsideruar një rast të paprecedent, Brahim Shima tha se ky është momenti kur ndërkombëtarët në një zë duhet ti thonë stop shtypjes së fjalës së lirë.

Shima: Sa i përket informacioneve dhe emisioneve do të vazhdojnë deri në periudhën kur procesi administrativ do të mbyllet. Sektori juridik është duke punuar mbi të gjithë materialin që ka ardhur. Kam një eksperiencë rreth 20 vite në media dhe me informacionin që ka ardhur për mua është skandaloz, me gafa dhe gabime të shumta. Formati që është ndjekur dhe rruga që është ndjekur është tej mase e atakueshme e gabuar sesi është arritur. 

Shpresoj që sektori juridik brenda afatit që është lënë do të bëjë kundërargumentat e tij në ISHSH. Do të ndiqen dhe rrugët e tjera. Por paralelisht përfitoj nga rasti tu bëj thirrje atyre që e dëshirojnë median e lirë ti bashkohen këti misioini që Ora nis nga ky moment për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të vërtetën. I bëj thirrje organizmave ndërkomëbtarë të reagojnë sa nuk është vonë. 

Të mos harrojmë se me ndryshimet e kodit penal u kërkua që të mos ekzagjerohet me vendime sepse në rast të ndryshimeve dhe emergjencave kalojmë shumë shpejt në një formë të re diktature. Ky është momenti më i mirë për ti thënë ndal vepriomeve të tilla që dëmtojnë atë që do të thotë fjalën e lirë. Nesër ky vendim mund të jetë edhe për të ndaluar të flasësh në rrugë, për të ndaluar facebook. Një televizion nuk sjell vetëm fjalën, por pamjen dhe debatin.