Vendimi/ Rriten me 30% pagat e ushtarakëve…

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi lajmëroi se duke nisur nga data 1 korrik, do të rriten me 30% pagat e ushtarakëve.

Peleshi në një dalje për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, tha se ky është vendimi më i mirë i marrë në 30 vitet e fundit për Forcat e Armatosura.

“Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak. Kemi bërë rritjen historike të pagës. 

Jam krenar dhe mirënjohës që premtimi I kryeministrit është jetësuar. Të gjithë ushtarakët, nga ushtari I parë, tek gradat më të larta, nga data 1 korrik, do kenë një pagë 30% më të lartë.

Është më shumë se 51 mijë lekë të reja. Plus pagesa shtesë të trajtimit ushqimor. Kemi hartuar dhe një aneksë, një listë me 30 pozicione që marrin një shtesë tjetër mbi shtesën e pageses.” – u shpreh Peleshi.