Vaksina të bën steril? Shokon mjeku i njohur shqiptar: Edhe sikur të ndodhë, nuk është fatkeqësi (VIDEO)

Vaksinimi me detyrim po shkakton polemika të shumta në Shqipëri.

Shumë qytetarë stepen nga vaksinimi pas lajmeve të publikuara në lidhje me efektet anësore që mund të ketë vaksina dhe një ndër to është edhe steriliteti.

Kirurgu i njohur Ëngjëll Bejtaj i ftuar në një emision televiziv ka shokuar me deklaratën e tij teksa thotë se nuk është fundi i botë nëse vaksina jep një efekt të tillë.

“Dikush thotë që bën reaksion, po dhe mund të bëjë. Edhe gratë shtatzana mund të vaksinohen, pale historirat që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin. Edhe gra 60 vjeçare tremben se do ngelen sterile. Është një turp i vërtetë. Ka sharlatanë që thonë se po u vaksinove mbetesh steril, por edhe sikur të ndodhë kjo nuk do të ishte fatkeqësia më e madhe e kësaj bote, por kjo nuk ndodh”, thotë mjeku Bejtaj.