U njoftua se ishte jashtë rrezikut për jetën, vdes 23-vjeçari që u vetëplagos

Një 23 vjeçar në Dibër është vetëplagosur mbrëmjen e sotme teksa ka qenë me bagëti në mal.

Fillimisht u njoftua se ai ishte jashtë rrezikut për jetën, teksa më vonë është konfirmuar vdekja e tij rrugës për në spital.

Njoftimi i parë i policisë

Dibër / informacion paraprak

Rreth orës 20.50, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen,  njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal.

I dëmtuari po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .