Tyson i sinqertë, tregon kush do të triumfonte në një duel me Muhammad Ali

Boksieri legjendar amerikan, Mike Tyson, ka treguar se kush do e fitonte një duel të mundshëm mes tij dhe legjendës Muhammad Ali. Tyson tha se nuk do të kishte asnjë shans kundër boksierit më të madh të gjitha kohërave.

Mike Tyson tha për Yahoo: “E di që është një duel fantazie. Me shumë gjasa, unë do të fitoja në fantazi, por në botën e vërtetë, Ali do të më mposhte. Ai është më i madhi i të gjitha kohërave, pa asnjë diskutim”, u shpreh Tyson.

Tyson “Iron” Mike konsiderohet si boksieri me grushtin më të fortë në historinë e boksit, si dhe është ende boksieri që u bë kampioni i botës më i ri në moshë, 20 vjeç.