Aksident tragjik në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti…

Shpërndaje

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Zvërnecit, pranë daljes së Dalanit.

Viktima është identifikuar si gazetari Enrik Mehmeti, 40 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, ai po udhëtonte me motor kur, për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ai pësoi dëmtime të rënda.

Mehmeti u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor. Burime paraprake bëjnë me dije se ai kishte pësuar dëmtime të rënda në kraharor dhe në organet jetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Ndarja nga jeta e gazetarit ka tronditur kolegët dhe komunitetin e medias, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet.

Shpërndaje