
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për tre personat e ndaluar pas konfliktit të ndodhur në Poliklinikën e Shkodrës.
Gjatë seancës, babë e bir deklaruan se ngjarja ishte pasojë e një konflikti të çastit, ndërsa Arben Kepëca zgjodhi të mos japë deklarime para gjykatës.



