Tuka: “180 biznese në Shkoder drejt falimentit”…

Më shumë se se 180 biznese në Shkodër që nuk kanë rifilluar aktivitetin e tyre ekonomik pas lehtësimit të masave nga COVID19 rrezikojnë falimentin. Kështu është shprehur Albert Tuka, kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për Shkodrën I cili tregon se si shkak I rënies së fuqisë blerëse pronarët janë detyruar të mbajnë mbyllur për më shumë se 2 muaj bizneset e tyre.

Tuka bën të ditur se edhe si shkak I politikave të dobëta në mbështetje të bizneseve të vogla, kjo situatë do të sjellë pasoja më të rënda për ekonominë në vend.

Kryesindikalisti Tuka shprehet se vetëm në dy muajt e fundit, si shkak I mbylljes së kaq shumë bizneseve niveli I varfërisë ka arritur në 60%, nga 40% që ishtë para përhapjes së COVID19.