Theu rregullat e koronavirusit, gjobitet dhe i hiqet patenta Lulzim Bashës

Policia e Durrësit njofton se ka gjobitur dhe hequr patentën kreut të PD, Lulzim Basha dhe disa mbështetësve të Partisë Demokratike të cilët kanë shkelur rregullat e vendosura për distancimin social.

Kreu i Partisë Demokratike, Basha postoi mëngjesin e së enjtes një takim me disa biznesmenë në zonën e Durrësit në ambientet e një lokali të mbyllur, gjë që është totalisht e ndaluar sipas rregullave të vendosura kundër pandemisë.

Gjithashtu policia ka nisur procedim administrativ dhe për pronarin e lokalit ku u zhvillua aktiviteti.