Spitali Rajonal Shkodër/ Hallunaj tregon objektivat në krye të këtij institucioni…(VIDEO)

Kjo e enjte ka shenuar diten e pare te punes ne krye te spitalit rajonal Shkoder. Mjeku Senad Hallunaj e sheh si nje sfide me shume pergjegjesi postin qe I eshte besuar.

Sfidat kryesore ne krye te spitalit jane hartimi i buxhetit, rikonstruksioni i poliklinikës si dhe karta e autonomies spitalore e cila do jepte mundesi per afrimin e mjekeve specialist.

Senad Hallunaj, vjen në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë si mjek gjinekolog në Spitalin e Shkodrës ku prej vitesh drejton edhe maternitetin e Shkodrës.