Silvinjo fton në kombëtare mbrojtësin e Vllaznisë, Elmando Gjini…

Shpërndaje

Për shkak të mungesave të fundit në repartin mbrojtës dhe problemeve me listën e lojtarëve të ftuar, trajneri Silvinjo ka vendosur të përfshijë në kombëtare edhe futbollistë që luajnë në kampionatin vendas.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Vllaznisë, Elmando Gjini, i cili po kalon një periudhë shumë të mirë sportive dhe ka spikatur me paraqitjet e tij me kuqeblutë. Sot, 23-vjeçari është parë në stërvitje me ekipin kombëtar, duke iu bashkuar lojtarëve të tjerë të grumbulluar dhe duke qenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo.

Gjini ka përfaqësuar më herët Shqipërinë në grupmoshat e reja deri te ekipi U21, ndërsa kjo është hera e parë që merr ftesë nga përfaqësuesja A.

Shpërndaje