Si sot më 3 shtator 1914, Princ Vidi braktis ëndrrën e tij shqiptare i detyruar nga ngjarjet e zhvilluara në vend…

Si Sot, më 3 shtator 1914, madhëria e tij Princ Vidi, braktis ëndrrën e tij shqiptare i detyruar nga ngjarjet e zhvilluara në vend.

Vidi mbërriti në Shqipëri më 7 mars 1914. Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913 vendosi se Shqipëria do të shpallej: ”Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme”, nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Kjo konferencë vendosi se nuk do të ketë prekshmëri të tokave në kufijtë e përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha. E drejta sovrane i përkiste princit Vilhelm Vidit, i cili ishte kryetar i administratës civile e ushtarake dhe do të kishte të drejtën të emëronte Këshillin e Ministrave.

Organi legjislativ i Shqipërisë do të ishte Asambleja Kombëtare. Tashmë shqipja do të ishte gjuha zyrtare që do të përdorej në të gjitha prefekturat, nënprefekturat e komunat e vendit. Më 17 mars Princ Vidi formoi qeverinë e re shqiptare me në krye Turhan Pashë Përmetin dhe me kabinetin e tij të përbërë nga: Esat Pashë Toptani, ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme; Aziz Pashë Vrioni, ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë; Myfit bej Libohova, ministër i Drejtësisë dhe i Kulteve; Dr. Mehdi bej Frashëri, ministër i Financave; Hasan Bej Prishtina, ministër i Postë-Telegrafikëve; Dr. Mihal Turtulli, ministër i Arsimit dhe Prenk Bib Doda, ministër për Punët Botore.

U gjend nën presion nga shumë ngjarje të zhvilluara në vend, si kryengritjet e kryesuara nga Esat Pashë Toptani, kryengritjet e forcave greke në zonën e jugut të Shqipërisë, presionet e vazhdueshme të serbëve dhe fillesën e Luftës së Parë Botërore. Aleanca e KNK-së nuk do të kishte më të njëjtën qëndrueshmëri dhe si pasojë dhe mbështeja për Vidin do të zbehej deri në pikën që ai do ta shikonte të udhës të largohej dhe të merrte me vete edhe disa nga anëtarët e qeverisë së tij.

ArkivatKujtojnë