
Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka reaguar lidhur me projektin e rrugës Milot-Balldren, duke e cilësuar atë si një nga shembujt më domethënës të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe mungesës së transparencës në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai akuzon qeverinë për abuzim me paratë e taksapaguesve, ndërsa thekson se pasojat e këtyre politikave ndihen çdo ditë nga qytetarët e veriut.
Postimi i deputetit Hoti:
Rruga Milot-Balldren është shembulli më i qartë i korrupsionit në Shqipëri.
Mund të përdoret si ilustrim në çdo leksion apo trajnim mbi abuzimin me fondet publike dhe mungesën e transparencës.
Por shkodranët dhe banorët e veriut nuk kanë nevojë për leksione. Ata i ndjejnë çdo ditë pasojat e këtyre aferave në zhvillimin e munguar, kohën e humbur dhe premtimet e pambajtura.





