Shkodrani Sehar Sokoli nënkampion i Shqipërisë në bilardo…

Shpërndaje

Në Tiranë u zhvillua Kampionati Kombëtar Individual i bilardos, në disiplinën 9-Gurë, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë nga e gjithë Shqipëria.

Shkodrani Sehar Sokoli, përfaqësues i Shoqatës së Bilardos Vllaznia, arriti deri në finalen e madhe pas një ecurie të shkëlqyer. Në një ndeshje shumë të fortë dhe me diferencë minimale, ai u mund nga Edmond Zaja, laçiani që këtë herë përfaqësoi ekipin e Tiranës dhe që numëron mbi 10 tituj kampion kombëtar.

Ky rezultat e shpalli Sokolin nënkampion të Shqipërisë, një arritje e madhe për sportin e bilardos në Shkodër.

Bilardoja është një sport që kërkon më shumë mbështetje institucionale dhe financiare, pasi Shkodra ka plot talente që meritojnë kushte më të mira për t’u zhvilluar dhe për të sjellë trofe të tjerë në qytet./RealitetiPost

Shpërndaje