Shkoder/ Virozat e stinës tek fëmijët, Naraçi: Fluks normal në pediatrinë e spitalit, vetëm 8 fëmijë të shtruar…

Ndryshe nga disa reparte të tjera, në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Shkodrës situata paraqitet e qetë. Shefja e këtij reparti Greta Naraci thotë se situata është e normale me një fluks të zakonshëm, ku aktualisht janë 8 fëmijë të shtruar me ankesa respiratore në rrugët e fymëmarrjes dhe kollë.

Mjekja Naraci këshillon prindërit që të bëjnë kujdes me antibiotikët pa recetën e mjekut .Mjekja pediatre ka edhe një apel për prindërit.

Deri tani rastet e paraqitura në pediatrinë e spitalit të Shkodrës kanë kaluar pa probleme ndërsa pritet që në vazhdimësi të ketë një shtim të tyre për shkak edhe të motit herë pas here të paqëndrueshëm.