Shkodër/ Vetëm një qytetar aktiv me covid-19, Hysa: javën që lamë pas vetëm 1 familje rezultoi e infektuar…

Në javën që lamë pas për herë të parë në Shkodër ka patur vetëm një familje të infektuar me Covid 19, ndërsa gjatë ditëve të tjera shifrat kanë qënë zero ! Por pavarësisht situatës pozitive testimet po kryhen thotë shefja e shërbimit epidemiologjik në Shkodër, Dhurata Hysa.

Mesatarisht në 24 orë po kryhen rreth 30 testime për çdo rast që paraqitet me simptoma si në spital ashtu edhe në qendrat shëndetësore! Një ditë më parë rezultoi vetëm 1 qytetar i infektuar me covid 19,ndërsa në listën e rasteve aktive kanë mbetur edhe 15 qytetarë të tjerë.