Shkodër/ Punonjësit e OSHEE dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë…

Punonjësit e OSHEE në Shkodër iu bashkuan edhe këtë vit fushatës së sensibilizimit për dhurimin vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, duke patur në vëmendje situatën emergjente ku fëmijë talasemikë presin për të bërë transfusion gjaku.

Nën moton “Dhuro gjak shpëto jetë”, u realizua sot në ambientet e OSHEE ne Shkoder , së bashku me ekipin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, fushata e dhurimit të gjakut ,ndërsa rreth 40 punojes te ketij institucioni moren pje në dhurimin e gjakut.

Një ndër bashkpuntorët e kësaj fushate Mirsad Basha thotë se qyteti i Shkodrës ka treguar gjithmonë gadishmërinë absolute në këtë akt human e solidar duke mbajtur numrin rekord të dhuruesve vullnetarë. Fushatat e viteve të fundit kanë bërë që të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për të dhuruar gjak.

Sipas të dhënave që ka Kryqi i Kuq dega Shkodër zakonisht në fund të seancave të tilla numri i njësive të gjakut të dhuruara shkon në 50 deri në 70 njësi.