Shkodër/ Pas pandemis, biznesit gòditjen fatale po ia jep Hetimi Tatimor…

Kur jemi në një periudhë të vështirë pandemie dhe prej më shumë se dy muajsh bizneset kanë qenë të kyçura, “shteti” sërish nuk pyet.

Hetimi Tatimor ka zbarkuar në Shkodër dhe një numër i konsiderueshëm biznesesh kanë rënë pre e gjobave të majme.

Sikur të mos mjaftonte mbyllja e aktivitetit për ditë me radhë, e cila ka dhënë efekte katastrofike në ekonominë e përgjithshme të vendit, por sidomos në tryezat familjare të biznesit të vogël, kjo është një tjetër goditje që vjen brenda pak kohësh.

Siç duket, nga humbjet e mëdha të pësuara në këtë periudhë, shteti ka vendosur t’i zëvendësoj. Një prej formave është edhe “nami” që institucioni i Hetimit Tatimor ka bërë këtë të enjte në Shkodër.

Përmes kësaj forme qeveria pretendon të ringre ekonominë dhe arkën e shtetit, por si gjithmonë e vuan biznesi i vogël./RealitetiPost/