Shkodër, aktivitet për fëmijët me nevoja të veçanta…

Organizata vendore për fëmijët me aftësi ndryshe, psikologë, mjekë neuropsikiatër, logopedë dhe përfaqësues të kopshteve organizuan me mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër një tryezë diskutimi me temë “Kujdes i veçantë për fëmijët e veçantë”.

Për drejtoren e Kujdesit Shëndetësor Suida Kukaj kjo tryezë diskutimi nuk duhet të mbetej në letër por të ishte nisje e një hallke praktike në terren.

Logopedja Dea Kraja tha se nuk gjendet asnjë statistikë për numrin e fëmijëve të diagnostikuar me aftësi të kufizuar në qytetin e Shkodrës. Vështirësia për identifikim të rasteve rritet edhe më shumë në zonat rurale theksoi Kraja.

Synimi i bashkërendimit të punës mes institucioneve ishte për identifikim të rasteve dhe gjithpërfshirje veçanërisht në institucionet arsimore. E ftuar në këtë aktivitet në rolin e dëgjueses ishte edhe kandidatja e PS për Bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angoni.