SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj Berishës: U skandalizuam, presim hetim të plotë nga autoritetet…

SHBA reagon ashpër për sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.

Një zëdhënës i ambasadës së SHBA deklaroi për “BalkanWeb” se askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin dhe se pritet hetim nga autoritetet.

“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, u shpreh një zëdhënës i ambasadës së SHBA.