Rreziku më i madh, nesër: Çfarë paralajmëron IGJEUM mbi motin

0
126

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë rritur rrezikun e zjarreve në pyje.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raporton se sot pasdite (e shtunë, dt. 16) dhe nesër (e diel, dt. 17) pritet rrezik “I MODERUAR” në të gjitha qarqet nga zjarret në pyje.

“Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: qarku Kukës (Lindje), qarku Korçë (Lindje) dhe qarku Gjirokastër (Jug-Lindje). Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme”, shkruan IGJEUM.

Sa i takon reshjeve, sot pasdite (e shtunë, dt. 16) dhe nesër (e diel, dt. 17) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë për secilin qark).

Nesër (e diel, dt. 17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 33°C

në vendet e ulëta: 18 / 34°C

në vendet malore: 17 / 32 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 16) dhe nesër (e diel, dt. 17) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

PËRGJIGJU