Protestat antiqeveritare dhe shoqërimi i muslimanëve: Selektivitet apo zbatim i ligjit?…

Shpërndaje

Po ndodh tashmë, pas dy javësh protesta të pandalshme anti-Rama e Berisha bashkë në bulevard, por sigurisht më shumë ndaj qeverisë, që Policia po shoqëron protestues në Komisariate. Është fjala vetëm për atë pjesë të rrugëtimit të protuestuesve në rrugët e Tiranës, e cila konsiderohet si e pa leje, ndryshe nga tubimi para Kryeministrisë. Megjithatë, ngjan shumë tendecioze, pasi nuk është fjala për një grusht njerëzish që mund të bëhen zap, është fjala për qindra, të pafutshëm dot në thesin e ligjit. Sepse vjen një moment që protestat fitojnë ligjitimitet mbi vetë ligjin, sidomos nga masiviteti. Kjo do të thotë se tashmë nuk ka vlerë as lejemarrja formale e lejes në Polici për një ritual të përditshëm ku dhe përmbajtësisht janë të gjitha target grupet e shoqërisë.

Dhe mes tyre, bie në sy së fundi shoqërimi në Komisariat i ca djemve muslimanë. Nuk kanë bërë asgjë më shumë se të gjithë në protestë, por ja që u ka rënë lapsi atyre për t’u trajtuar si dele të zeza. Paradoksalisht ky laps ende nuk u ka rënë vetë organizatorëve.

Mes tyre, për ironi është dhe i biri i një ish-studenti Dhjetori, Ali Dizdari, i biri i Ilir Dizdarit. Deri para pak vitesh, ky i fundit ishte dhe një nga qindra drejtorët e Rilindjes, jo domosdoshmërisht socialist, as militant partie e aspak patronazhist. Thjesht, një teknonkrat në krye të një sektori teknik. Dhe në të ritë e tij, si student dhjetorist, ndër emrat dhe të grevës së urisë që çoi në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, ai e të tjerë si ai nuk u shoqëruan në Policinë e kohës kur vendi udhëhiqej nga Ramiz Alia. Ndërsa i biri ka tjetër fat në kohën kur vendi qeveriset nga Edi Rama.

Po pse duhen shoqëruar këta djemë muslimanë në Komisariat?

Nuk është i vështirë që të kuptohet një mesazh dhe zemërak nga maja e pushtetit, drejtuar muslimanëve, që nuk duhet të jenë pjesë e protestave. Ky mesazh u dha që në fillim me ngatërrimin e qëllimtë të faktorit të supozuar iranian në Shqipëri që medemek kishte depërtuar në disa xhami. Rama e di dhe vetë që ka thënë një të pavërtetë të madhe, por e zgjodhi si formë intimidimi, gjithsesi për të mos e vijuar më tej si kartë spekullative.

Dhe tani vjen hapi tjetër, ai i intimidit policor. Janë shumë segmente shoqërore në protestë, por siduket prania e shumë muslimanëve aty është shumë kokëçarëse për të. Se si e lexon këtë, vështirë të thuhet.

Çështja është që mos bie deri në atë nivel ku nuk ra as Ramiz Alia…/tesheshi

Shpërndaje